Një aksident ndodhi sot në rrugën Lushnjë-Berat, në daljen e fshatit Fier-Shegan, ku dy makina u përplasën dhe përfunduan në kanalet kulluese. Pesë persona u plagosën, por janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacionit të parë, shkaku ishte një manovër e gabuar nga drejtuesit e mjeteve. Grupi hetimor është në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Posted inKryesore


