Gara për përzgjedhjen e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit ka përfunduar 5 ditë më parë, por ende nuk është bërë zyrtar emri. Ministri Hoxha njoftoi se emri do të publikohet brenda javës, me propozimin zyrtar të premten për kryeministrin. Për shkak të axhendës së kryeministrit jashtë vendit, kjo nuk ka ndodhur akoma. Emri pritet të bëhet zyrtar të hënën, me kandidatë potencialë si Ilir Proda, Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Altin Mena.
Posted inKryesore


