Prokuroria e Posaçme kërkoi 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetuese, Fatos Lulo, për mosdeklarim pasurie. SPAK sugjeroi që dënimi të pezullohet dhe të konvertohet në 2 vjet shërbim prove pasi Lulo ka pasuri, përfshirë një apartament dhe një zyrë, të cilat dyshohet se janë fshehur. Ai pretendon se dyqanin ia ka dhuruar motra, por komisionet e Vetingut nuk gjetën të ardhura të ligjshme nga ajo për këtë dhuratë.
Posted inKryesore


