Autoritetet spanjolle kapën një anije me 4 tonë kokainë 130 milje në veri-lindje të Lanzarote. Dhjetë persona, përfshirë kapitenin dhe marinarët, u arrestuan, mes tyre 7 turq, 2 azerbajxhanas dhe 1 holandez. Anija me flamur tanzanian po monitorohej për lundrim të dyshimtë pas një rruge të gjatë nga Turqia. Droga ishte fshehur në një ndarje të veçantë. Operacioni përfundoi me mbërritjen e anijes në port për shkarkimin e drogës.
Posted inKryesore


