Mirlind Daku, sulmues i kombëtares shqiptare, shënoi një gol në minutën e 90-të në ndeshjen mes Rubin Kazan dhe Akhmat Grozny, e fituar nga skuadra e tij 2-0. 26-vjeçari ka realizuar 5 gola dhe 2 asistë në 10 ndeshje këtë sezon, pas një edicioni të kaluar ku shënoi 10 herë. Daku është grumbulluar nga trajneri Sylvinho për ndeshjet e Nations League ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.
Posted inSport


