Në PodKast-in “Flasim”, kryeministri Edi Rama bisedoi me Gentjan Shaqirin, piloti i parë shqiptar që fitoi një kampionat të menaxhuar nga FIA. Gentjani, i lindur në Tiranë më 21 mars 1981, është pedagog në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës dhe ka arritur suksese në motorsport, përfshirë titullin kampion në FIA CEZ. Ai do të udhëheqë ekipin shqiptar në FIA Motorsport Games në Valencia në fund të këtij muaji.
Posted inSport


