Shqipëria triumfoi në Tbilisi, duke mundur Gjeorgjinë 0-1 në Ligën B të Nations League, duke rikthyer suksesin pas dy humbjesh. Me këtë fitore, kuqezinjtë mbledhin 6 pikë dhe regjistrojnë fitoren e parë në 19 vite ndaj Gjeorgjisë. Ndeshja, e zhvilluar përpara 20 mijë tifozëve, u vendos në minutën e 46 nga një gol i Asllanit pas asistimi nga Tuci. Shqipëria mbajti avantazhin, duke rezistuar ndaj sulmeve të Gjeorgjisë deri në fund.
Posted inSport


