Një aksident serioz ndodhi në aksin rrugor Lushnjë-Fier, ku një 74-vjeçar u përplas nga një automjet teksa udhëtonte me biçikletë në fshatin Vajkan. I plagosuri, Tafil Qamil Kumanaku, po transportohet në spital, por është jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesja e makinës, Aleksandra Shyqyri Muskaj, po ndihmohet nga policia për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
Posted inKryesore


