Edicioni i tetë i Maratonës së Tiranës mbledh rreth 5 mijë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe 50 vende të tjera. Maratona fillon në orën 09:00 nga sheshi Skëndërbej dhe përfundon në 16:00, me bllokim të rrugëve kryesore. Garat përfshijnë katër kategori: “Marathon” 42 km, “Half Marathon” 21 km, “Tirana 10K” 10 km, dhe “We Too” 5 km. Ndërkohë, një ditë para maratonës u zhvillua gara “Fun Run Tirana” me 2000 nxënës.
Posted inSport


