Numri i punonjësve në call center ka rënë ndjeshëm, duke arritur pothuajse 10,000 vitin e kaluar, një ulje prej rreth 30% krahasuar me 2022 dhe 90% me 2018, kur punësimi ishte mbi 19,400. Numri i subjekteve call center është reduktuar në 433 nga 850 gjithsej. Arsyet kryesore për këtë rënie janë mungesa e njohurive të gjuhës italiane tek brezat e rinj. Megjithatë, shumë studentë e shohin këtë sektor si mundësinë e vetme për punësim fleksibël.
Posted inBiznes


