Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike në Shqipëri vazhdoi vizitën në Parlamentin Europian, ku u takuan me eurodeputetët e EPP, Lukas Mandl dhe Davor Ivo Stier. Kreu Gazment Bardhi shprehu shqetësimin për heqjen e lirisë së liderit të opozitës dhe burgosjen e deputetit Salianji, duke i konsideruar këto veprime si një tentativë për asgjësimin e opozitës dhe rikthim në diktaturë. Partia theksoi nevojën për respektimin e vlerave europiane dhe luftë kundër korrupsionit.
Posted inKryesore


