Një pallat 1 milion euro i Pëllumb Tudës është sekuestruar në Durrës, pranë bregdetit. Tuda, i akuzuar për trafik droge dhe prostitucion, dyshohet se këtë pasuri e ka fituar përmes veprimtarive kriminale, duke pastruar para nga narkotikët. Një vendim gjykate i vitit 2022 urdhëroi konfiskimin e tij, ndërsa Tuda është duke u hetuar që prej 2020-ës për krime të mëparshme, përfshirë armëmbajtje pa leje.
Posted inKryesore


