Safet Gjici ndodhet në burg, por miqtë e tij po vazhdojnë të fitojnë tendera në Bashkinë e Kukësit, ku kryetari Albert Halilaj favorizon po ata biznesmenë. Në tenderin për rikonstruksionin e rrugës Topojan, Halilaj skualifikoi 10 nga 11 oferta, favorizuar kështu “Marsi” Shpk të Ylber Elezit, me ofertën më të shtrenjtë. Tenderi është shënuar si me risk të korrupsionit, me financim 1.4 milion euro, duke rritur ndjeshëm kostot krahasuar me të kaluarën.
Posted inKryesore


