Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, njoftoi se seanca paraprake për çështjen “Partizani” u shty për shkak të nevojës për të shqyrtuar 160 mijë faqe dokumentesh. Ai theksoi se do të kërkojnë pushimin e çështjes, pasi nuk ka dyshime të arsyeshme. Gjokutaj shpjegoi se Berisha nuk ishte prezent në këtë seancë, por do të jetë i nevojshëm në ato ku duhet të dëshmojë për rrethanat dhe faktet.
Posted inKryesore


