Policia e Tiranës ka zbardhur atentatin e 3 shtatorit në Don Bosko, ku u plagosën Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi. Një 23-vjeçar, D. T., është në kërkim për vrasje dhe mbajtje armësh. Të dy të plagosurit ishin në një lokal kur u qëlluan nga tre autorë, që përdorën një armë me silenciator dhe u larguan pas krimit. Një prej motiveve të mundshme lidhet me të kaluarën kriminale të Elezajt në Itali.
Posted inKryesore


