Policia e Tiranës ka zbardhur atentatin e 3 shtatorit 2024 në “Don Boskos”, ku Ronaldo Metushi dhe Kastriot Elezaj u plagosën. Denis Tahiri, 23 vjeç, u identifikua si autor i dyshuar falë targave të makinës që kishte marrë me qira, e cila u dogj pas krimit. Hetimet zbuluan edhe shenjat e gishtave të tij në automjet. Tahiri dyshohet të jetë ende në territorin shqiptar, por arrestimi i tij nuk është realizuar ende.
Posted inKryesore


