Drejt Greqisë me mbi 11 mijë euro të padeklaruara, ndalohet në Kakavijë një grua

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me nge!

Një grua 55-vjeçare, me iniciale E.R., u ndalua në pikën kufitare të Kakavijës teksa udhëtonte drejt Greqisë me 11,800 euro të padeklaruara. Paratë, të cilat ajo i kishte fshehur në çantë, u sekuestruan nga policia. Si rezultat i mosdeklarimit të shumës, është nisur procedimi penal ndaj saj për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë.” Materialet iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *