Rënia e nivelit të ujërave në liqenin e Fierzës vazhdon për shkak të mungesës së reshjeve dhe uljes së prurjeve të lumenjve, duke çuar rrezik për tharjen e këtij baseni. Prurjet nga Drini i Bardhë dhe Drini i Zi janë shumë të ulëta, me një rënie prej 40 cm në 24 orë dhe një ulje prej dy metrash javën e fundit. Aktualisht, niveli është 269.21 metra, ndërsa asnjë turbinë nuk po funksionon për prodhimin e energjisë.
Posted inKryesore


