Në Itali, vëmendja është te derbi mes Interit dhe Juventusit, që do të luhet nesër në “San Siro”. Interi ka mungesa të rëndësishme në mesfushë, pasi Calhanoglu dhe Acerbi janë të dëmtuar. Trajneri Simone Inzaghi diskutoi zëvendësimin e Calhanoglu, duke përmendur Kristjan Asllanin si opsion natyral, por theksoi se duhet të vlerësojë gjendjen e tij para ndeshjes. Asllani ka pësuar dëmtim, por është rikuperuar dhe është stërvitur me ekipin.
Posted inSport


