Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, filloi vizitën në Kosovë, ku u takua me Presidenten Vjosa Osmani. Osmani theksoi angazhimin e Kosovës për politikën e BE-së dhe kërkoi heqjen e sanksioneve, duke u shprehur se Kosova duhet të vlerësohet për veprimet konkrete. Von der Leyen e përgëzoi presidenten për punën në drejtim të integrimit evropian dhe theksoi se zgjerimi i BE-së është prioritet. Ajo ka zhvilluar një turne në Ballkan.
Posted inKryesore


