Policia ka proceduar penalisht një 55-vjeçare, banuese në Greqi, pasi tentoi të kalonte pikën kufitare të Kakavijës me 11,800 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar. Ajo u akuzua për “Mosdeklarimin në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë”, dhe shuma u sekuestrua si provë. Rastin e procedurës e ka marrë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Posted inKryesore


