Një zjarr në pallatin 10-katësh në Lezhë ka asfiksuar tre zjarrfikës, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës. Gjatë operacionit, ata shpëtuan një të moshuar nga tymi, i cili kishte mbetur mbyllur në banesë. Zjarri shpërtheu në kate nëntokë në një transformator elektrik, duke përhapur tymin në të gjitha katet e tjera. Fqinjët u kërkuan të qëndrojnë jashtë deri në pastrimin e plotë të tymit.
Posted inKryesore


