Durim Bami ka kërkuar nga autoritetet në Dubai që të mos ekstradohet në Shqipëri, duke pretenduar se rrezikon jetën për shkak të 16 grupeve kriminale që e përndjekin. Ai është arrestuar më 21 tetor, pas një ndalimi më parë në qershor 2024. Akuzohet për organizimin e vrasjes së ish-deputetit Arben Ndoka. Bami, i njohur për aktivitete kriminale si kultivimi i kanabisit dhe korrupsioni, është një figurë e njohur në krimin e organizuar në Shqipëri.
Posted inKryesore


