Dy pensionistë, Besiko dhe Nesti Golemaj, janë dënuar nga Gjykata e Fierit me 7 vite burg për shfrytëzimin e katër femrave në prostitucion në hotelin “Oda e Miqve”. Femrat, të papuna dhe me fëmijë, janë identifikuar si viktima të mundshme të trafikimit duke u detyruar të ushtrojnë prostitucion. Hetimet zbuluan një rrjet lokale që lidhet me këtë aktivitet të paligjshëm, ndërsa pronarët e lokaleve janë gjithashtu të implikuar.
Posted inKryesore


