Një 25-vjeçare ka denoncuar bashkëjetuesin e saj, A. F., dhe një grua 34-vjeçare, R. M., për shfrytëzim në prostitucion gjatë vitit të kaluar. Policia ka nisur hetimet për kapjen e dy personave. R. M. është në kërkim dhe ka një dënim prej 8 vjetësh nga Gjykata e Apelit të Korçës për trafikimin e të miturve dhe armëmbajtje pa leje. Hetimet vazhdojnë për të verifikuar rrethanat e denoncimit.
Posted inKryesore


