Më datë 30 tetor, në Dobraç, ka ndodhur një atentat ndaj dy shtetasve, H. L. dhe A. B., ndërsa udhëtonin me automjetin e tyre. H. L. humbi jetën dhe A. B. u plagos rëndë. Automjeti përplasi një motoçikletë, duke shkaktuar vdekjen e F. B. dhe plagosjen e rëndë të B. B. Policia dhe forcat speciale janë angazhuar në hetimin e ngjarjes dhe rrethimin e zonas për kapjen e autorëve. Një grup i posaçëm hetimor po punon për zbardhjen e rastit.
Posted inKryesore


