Prindërit e trajnerit të Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, humbën jetën në një aksident automobilistik në rrugën “Egnatia”, pranë Kouloura Imathias. Një përplasje mes një furgoni dhe një “Mercedes-Benz” shkaktoi vdekjen e 75-vjeçarit Ali Bushi dhe bashkëshortes së tij, 71-vjeçare. Një shtetas grek, i lënduar lehtë, është arrestuar nga policia. Alban Bushi është ish-sulmues i kombëtares shqiptare dhe trajner i U-21.
Posted inKryesore


