Policia ka arrestuar Andri Mehja, 39 vjeç nga Elbasani, i kërkuar nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Si drejtues i IMT në Bashkinë e Elbasanit, ai akuzohet për kërkesë ryshfeti prej 2.5 milion Lekësh për të ulur një gjobë nga 17 në 5 milion Lekë. Mehja, i njohur për lidhjet familjare me ish-kryebashkiakun Qazim Sejdini, u shpall në kërkim pas denoncimit nga emisioni “Stop”.
Posted inKryesore


