Shqipëria ka shënuar disa përparime në luftën kundër korrupsionit falë punës së Prokurorisë së Posaçme, por liria e mediave mbetet e pandryshuar, sipas raportit të Komisionit Evropian. Ambasadori Silvio Gonzato theksoi se funksionimi i institucioneve demokratike është pjesërisht i kënaqshëm, për shkak të polarizimit politik. Kryeministri Edi Rama e konsideroi raportin realist dhe të balancuar, duke përmendur sukseset në ekonominë dhe digjitalizimin.
Posted inKryesore


