Anija italiane “Libra” arriti në bregdetin e Shëngjinit mëngjesin e sotëm, duke pritur të ankorohet në port rreth orës 8:00. Në bord ka vetëm 8 emigrantë, të cilët do t’i nënshtrohen procedurave dhe më pas do të transportohen në kampin e Gjadrit. Fillimisht ishte parashikuar që të silleshin 9 persona, por një nga ata, me origjinë bangladashe, u përjashtua për shkak të moshës dhe shëndetit të dobët.
Posted inKryesore


