Anija turke “Moliva” ka ankoruar në portin e Durrësit me 2100 tonë mbetje të dyshuara toksike. Këto mbetje, të kthyer pas një rrethi botëror, janë subject i një hetimi që nisi më 16 gusht nga prokuroria e Durrësit, pasi organizata mjedisore amerikane BAN ngriti alarmin. Pas ankorimit, pritet shkarkimi dhe zhvendosja e mbetjeve në një territor të sekuestruar në periferi të Durrësit, nën mbikëqyrjen e Policisë.
Posted inKryesore


