Dy kompani në pronësi të Hekuran Brahimaj dhe Turjan Hysko do të marrin 77 mijë metra katrorë tokë shtetërore falas në Lukovë për ndërtimin e resortit turistik “Atara Resort & Villas”, me një investim 50 milionë euro. Komiteti i Investimeve Strategjike ka konfirmuar statusin “Investitor Strategjik” për këtë projekt. Të dy kompanitë janë pa aktivitet ekonomik dhe kapital, por financimi do garantohet nga “Emante SHPK”, një kompani tjetër e Brahimajt.
Posted inKryesore


