Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ka marrë në dorëzim 102 kontejnerë me mbetje të rrezikshme, që dyshohet se përmbajnë mbetje industriale nga kompania “Kurum”. Kontenierët u rikthyen në Durrës pas refuzimit nga Tajlanda. Prokuroria e Durrësit po heton rastin, por ka kritika për mungesën e transparencës dhe dyshime për manipulim nga ana e autoriteteve shqiptare. Thirrjet për monitorim të pavarur janë injoruar, duke ngritur shqetësime mbi procesin e trajtimit të mbetjeve.
Posted inKryesore


