Francisco Conceicao shpreh dashurinë e tij për Juventusin, duke nënvizuar dëshirën për të qëndruar në Torino për shkak të projektit të klubit. Në një intervistë me “La Stampa”, ai diskuton për karrierën, marrëdhënien me të atin dhe të ardhmen e tij. 21-vjeçari po bëhet një figurë e rëndësishme për Juventusin, dhe klubi Italian është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për kartonin e tij nga Porto, duke e konsideruar atë pjesë të rëndësishme të ekipit.
Posted inSport


