Një 40-vjeçar, Hasan Qazimi, u arrestua nga policia e Tiranës pasi u zbulua se lëvizte i armatosur dhe me lëndë narkotike. Ai u ndalua në një lokal në rrugën “Halit Bega”, ku policia sekuestroi një pistoletë me municion dhe sasi kokainë. Operacioni, i koduar “Klienti”, ishte rezultat i inteligjencës informative për aktivitete të paligjshme në zonë. Materialet iu kaluan Prokurorisë për hetim të mëtejshëm.
Posted inKryesore


