6609 shqiptarë denoncuan gjyqtarë dhe prokurorë për korrupsion dhe pasuri të fshehura ndaj Vettingut. Procesi pritet të përfundojë deri në fund të dhjetorit, ndërsa Kolegji i Posaçëm i Apelimit do trajtojë ankimet për të pakonfirmuarit. Nga 802 vendime, 370 u konfirmuan dhe 267 u shkarkuan. 130 të shkarkuar kanë apeluar në Strasburg, ku deri tani janë shpallur 7 vendime, përfshirë një rikthim në detyrë. Procesi i vettingut përfundon dhe lufta do kalojë në Strasburg.
Posted inKryesore


