Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dërguar materialet në Prokurorinë e Shkodrës, duke akuzuar efektivët e policisë për shpërdorim detyre në lidhje me masakrën me 4 viktima në Dobraç. Dyshohet se ata lejuan largimin e Ibrahim Licit nga vendngjarja, i cili është i kërkuar për krime të rënda. Hetimet do të thellohen për grupin e efektivëve, ndërsa identiteti i personit në video mbetet mister.
Posted inKryesore


