Pas gjashtë muaj hetimesh, operacioni “Labirinti” përfundon me arrestimin e 11 personave në Vlorë e Fier, nën akuzën e shitjes së drogës. Dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Operacioni, i drejtuesuar nga Prokuroria e Vlorës dhe Sektori për Hetimin e Narkotikëve, zbardhi se të arrestuarit bashkëpunonin për tregtimin e drogave të forta dhe kanabisit. Gjatë operacionit, u arrestua gjithashtu një i mitur me kanabis. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.
Posted inKryesore


