Biznesmeni Eduard Reçi u ekzekutua me një plumb në kokë mbrëmjen e së mërkurës dhe vdiq disa orë më vonë në spital. Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, sugjeron se vrasja mund të ketë lidhje me veprimtarinë e tij në ndërtim. Ai theksoi se viktima kishte bërë një denoncim për një konflikt pronësie, duke sugjeruar se hetimet po fokusohen në këtë aspekt dhe jo në aktivitetet e tij të mëparshme si zyrtar i Shërbimit Sekret.
Posted inKryesore


