Koncesioni i Check-Up (kontrolli bazë mjekësor falas) do të zgjasë deri në vitin 2027, dy vite më shumë se fillimisht parashikuar, për shkak të pezullimit nga marsi 2020 deri në shtator 2021 për shkak të pandemisë Covid-19. Kontrata me “3P Life Logistic” lejon 475,000 përfitues çdo vit. Në vitin 2023, kompania raportoi një të ardhur prej 730 milion lekësh dhe fitime para taksave rreth 214 milion lekë.
Posted inKryesore


