Shqipëria U-19 u mposht sot nga Danimarka me rezultatin 1-0 në ndeshjen e dytë të kualifikuesve të Kampionatit Europian 2025, zhvilluar në “Elbasan Arena”. Goli i vetëm u shënua nga Tobias Lund Jensen në minutën e 37-të. Pavarësisht përpjekjeve në pjesën e dytë, Shqipëria nuk arriti të barazonte. Trajneri Julian Ahmataj aktivizoi disa lojtarë për t’u përmirësuar, por ndeshja u mbyll me fitoren daneze. Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Irlandës së Veriut më 19 nëntor.
Posted inSport


