Kryeministri Edi Rama konfirmoi se për vitin 2025 nuk do ketë rritje pensionesh, por vetëm një bonus në pranverë përpara zgjedhjeve. Pas indeksimit të pensioneve në tetor me 4.1%, shumica e pensionistëve e konsiderojnë rritjen e pamjaftueshme. Rama premtoi në takime me pensionistët përmirësim në të ardhmen, por buxheti 2025 nuk parashikon mbështetje për rritjen e pensioneve. Kritikët e akuzojnë qeverinë për “pagesa elektorale” para zgjedhjeve.
Posted inKryesore


