Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, kritikoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se bonusin e fundvitit për pensionistët e jep vetëm një herë në katër vite, kurse ai duhet dhënë çdo vit. Bardhi e akuzoi Ramën për manipulative përmes këtij bonusi para zgjedhjeve, duke theksuar se nuk ka parashikuar fonde për rritjen e pensioneve në 2025. Ai theksoi se një kryeministër i përgjegjshëm do të sigurojë mbështetje të vazhdueshme për pensionistët.
Posted inKryesore


