Liam Payne, ish-anëtar i ‘One Direction’, vdiq më 16 tetor në një hotel në Argjentinë dhe tensioni vazhdon mes familjes dhe stafit të tij. Të afërmit e tij kanë vendosur që menaxheri Roger Nores të mos jetë i pranishëm në funeralin në Wolverhampton, duke shprehur shqetësime për atmosferën. Ata e konsiderojnë Nores si një person të panjohur dhe thonë se prania e tij do të shkaktonte tension. Hetimi i vdekjes së tij po vazhdon.
Posted inShow Bizz


