Moti për këtë të mërkurë në vendin tonë do të jetë i paqëndrueshëm me vranësira dhe herë pas here kthjellime. Reshjet e shiut me intensitet të ulët priten në shumicën e territorit, sidomos në veriperëndim ku do të jenë mesatare. Nga pasdita deri në mbrëmje, reshjet do të rriten, veçanërisht në veriperëndim dhe pjesërisht në qendër e jug. Era do të fryjë nga juglindja – jugperëndimi me shpejtësi 2-8 m/sek.
Posted inKryesore


