Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi iu gjetën më shumë se 3 kg lëndë narkotike në makinë. Policia lokalizoi individët M. B. dhe S. R. në Babrru, ndërsa gjatë kontrollit u gjet lënda e dyshuar, e cila u sekuestrua si provë. Operacioni, i koduar “Zalli”, ishte pjesë e një serie aksionesh për luftimin e krimeve të narkotikëve, dhe materialet e rastit iu kaluan Prokurorisë për procedim më tej.
Posted inKryesore


