Spitali i Traumës në Tiranë ka dhënë një reagim lidhur me 14-vjeçarin Luis M., i plagosur në një ngjarje tragjike ku humbi jetën shoku i tij, Martin Cani. Luis ka marrë trajtim intensiv dhe mbështetje psikologjike, me përmirësim të dukshëm të gjendjes. Aktualisht ndodhet në pavijonin e Kirurgjisë së Përgjithshme dhe nuk ka pasur komplikacione. Një fushatë GoFundMe është hapur për të mbështetur shpenzimet e tij mjekësore.
Posted inKryesore


