Këtë fundjavë, vendi do të preket nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me mot të vranët dhe reshje shiu. Sot, do të ketë reshje të herëpashershme me intensitet të ulët deri në mesditë, e më pas shtrëngata me intensitet deri mesatar. Dita e diel do të sjellë reshje lokale, më kryesisht në lindje, ndërsa në Alpe priten reshje dëbore mbi 600-800 metra. Era do të jetë nga veriu me shpejtësi 3-22 m/s, dhe do të ketë mjegull të dendur në mëngjes.
Posted inKryesore


