Reshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun e Korçës, sidomos në lartësitë mbi 1300 m, me trashësi prej 5-10 cm në Dardhë dhe Voskopojë. Punonjësit po punojnë për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve. Aktualisht, qarkullimi i mjeteve nuk ka vështirësi, por drejtuesit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat. Ndërkohë, pjesa tjetër e qarkut po përjeton reshje shiu dhe temperatura të ulëta.
Posted inKryesore


