Qarku i Korçës është mbuluar nga reshje dëbore që vazhdojnë në lartësitë mbi 1300 m. Në Dardhë dhe Voskopojë, trashësia e dëborës arrin 5-10 cm, por nuk ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, ndonëse drejtuesit janë këshilluar të ulin shpejtësinë. Një pjesë tjetër e qarkut po përjeton reshje shiu dhe temperatura të ulëta që nga mbrëmja e djeshme.
Posted inKryesore


